DURRES-Dhjetë vite pas arrestimit të tij në Maqedoni e më pas ekstradimit drejt Shqipërisë ku ishte në kërkim për një sërë krimesh, Lulzim Berisha i njohur si ish-kreu i Bandës së Durrësit fiton lirinë.
Berisha është liruar një ditë më parë nga Gjykata e Durrësit në një proçes larg vëmendjes së mediave dhe ndaj tij është vendosur liri me kusht për 5 vitet e mbetura të dënimit.