Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Parandalimi dhe imunizimi ndaj sëmundjes së dermatozës nodulare mund të arrihen vetëm përmes vaksinimit. Mesazhi është dhënë nga Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti i cili ka vaksinuar vetë disa bagëti në Lushnje ndërsa ka njoftuar mbërritjen e 1000 dozave vaksinash.
Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka vaksinuar vetë në formë demonstrative disa bagëti të prekura nga Dermatoza Nodulare.
Nga Krutja e Lushnjës Ministri tha se kanë mbërritur në Shqipëri 1000 doza të reja vaksinash dhe se të gjithë fermerët e dëmtuar do të dëmshpërblehen me bagëti.
Panariti: ?Vetë vendosa që të jem në një proces vaksinimi. Fillimisht garantohet që kafsha është e lirë nga infeksioni dhe më pas procedohet me vaksinimin, njëkohësisht dhe me matrikulimin atje ku ai nuk ka ndodhur. Ne synojmë që shumë shpejt ta ristabilizojmë situatën. Krerët të cilët janë dëmtuar të kompesohen. Deri tani numri i krerëve të dëmtuar në Lushnje është 71 krerë?.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/dermatoza-nodulare-fermeret-do-kompesohen-me-kafshe-te-gjalla/