Një qytetar nga Korça ka denoncuar në media dhunën e ushtruar nga një efektiv policie të kufirit, i cili e kishte akuzuar se i ngacmoi bashkëshorten.
59 vjeçari, Ilir Terolli ka rrëfyer të gjithë ngjarjen si dhe ka kërkuar të merren masa pas në të kundërt ka pralajmëruar se do të bëjë vetëgjyqësi. Sipas tij, fektivi i kufirit, Gjergji Gjorgji ka kërcënuar edhe familjarët e tij.
59 vjeçari ka treguar edhe momentin që u bë shkak për këtë konflikt, që sipas tij ka nisur pas gjestit që ai kishte kryer për të qerasur bashkëshorten e policit Gjorgji.