Ora News –Bushati në Ministerialin e OSBE: Jo diskutime për Kosovën, pa Kosovën

Ora News Lajme 2016-12-08

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati mori pjesë në Këshillin e 23-të të Ministerialit të OSBE-së i cili zhvilloi punimet në Hamburg në kuadër të kryesisë gjermane.

Në fokus të këtij Ministeriali ishin një sërë çështjesh të rëndësishme të agjendës së OSBE-së, që lidhen me sigurinë në Europë dhe forcimin e dialogut e bashkëpunimit, rritjen e angazhimit në rindërtimin e besimit, rritjen e sigurisë në rajonin e OSBE-së, duke nxitur reagime të përbashkëta kundër kërcënimeve ndaj paqes dhe sigurisë.
Në fjalën e tij, ministri Bushati e vuri theksin në sfidat e rëndësishme me të cilat përballet organizata, si kriza e tejzgjatur në Ukrainë, parandalimi dhe zgjidhja e konflikteve të ngrira nëpërmjet dialogut, lufta kundër terrorizimit e radikalizmit etj.
Përveç adresimit të këtyre problematikave rajonale e globale, Ministri Bushati vuri në dukje kontributin që Shqipëria po jep në përballimin e fenomeneve të tilla, për të pasur një Evropë më të sigurtë, më të paqtë dhe më të integruar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bushati-ne-ministerialin-e-osbe-jo-diskutime-per-kosoven-pa-kosoven/

Share This Video


Download

  
Report form