http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, e ka cilësuar kambane alarmi lirimin nga burgu te ish-kreut te bandës së Durrësit Lulzim Berisha. Duke qëndruar në të njëjtën linjë me deklaratën e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara, Saimir Tahiri, tha se vendime të tilla dekurajojnë policinë. Në përvjetorin e 70 të krijimit të policisë rrugore Tahiri paralajmëroi se nga 1 janari i vitit 2017 do të nisë dhe aplikimi i gjobës progresive. Sipas projektit do të penalizohen më shumë ata qe kanë rekorde të larta shkeljesh rrugore dhe në minimumin e parashikuar nga ligji ata që respektojnë rregullat. Krahas gjobave progresive, Policia Rrugore pritet të nisë dhe fushatën për mospërdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit. Ndryshime që pritet të kalojnë në qeveri parashikojnë gjobë deri në 15 mijë lekë dhe heqje të patentës.