Mirëmbajtja dhe administratorët e pallateve - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-12-10

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse refuzoni te paguani për mirëmbajtjen e pallatit, pastrimin apo ashensorin kjo nuk do te tolerohet me te paktën ne Tirane. 5 mije pallate ne kryeqytete do te kenë administratoret e tyre dhe 70 koordinatore te përcaktuar dhe te njohur nga Bashkia. Duke filluar nga janari i 2017 banoret e Tiranës do te zgjedhin administratorin e pallatit ku jetojnë dhe nëse refuzojnë ketë proces, ai caktohet direkt nga Bashkia. Gjate nje takimi me koordinatore dhe administratore kryetari Erion Veliaj sqaroi se si do te funksionoje ky shërbim. Ashtu si dhe tani, administratori i zgjedhur nga banoret apo i caktuar nga Bashkia do te paguhet nga kontributi i familjeve te pallatit. 1 mije deri ne 3 mije leke te rinj do te varioje pagesa e çdo familje per administratorin ne varësi te pallatit dhe zonës. Nje përgjegjës mund te administroje me shume se nje pallat dhe me pagesën ndaj tij do te mbulohen edhe shpenzimet e tjera per mirëmbajte, pastrim, ashensor apo riparime te nevojshme. Per banoret qe refuzojnë pagesën brenda tre muajve ndërhyn gjykata dhe përmbarimi. Gjate muajit dhjetor Bashkia do te informoje banoret e kryeqytetit per ligjin e ri te administrimit te pallateve. Rroga e një administratori nuk do te jete me pak se paga minimale. Nga tarifa per mirëmbajtjen e pallatit nuk përjashtohen familjet qe jetojnë me qera dhe as ato qe nuk jetojnë ne Tirane pavarësisht se kane nje apartament qofte edhe i pabanuar.

Share This Video


Download

  
Report form