http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një sasi rekord heroine prej 30 kg është sekuestruar këtë të premte nga policia në portin e Durrësit. Këtë herë trafikantet e kishin fshehur drogën në tavanin e këtij kamion tip ?Skania?, që ishte ngarkuar me lëndë drusore. Sipas policisë, tregtimi i druve drejt shtetit fqinj ishte si përdorur si kamuflim për të mos zbuluar heroinën. Lënda narkotike u zbulua gjatë kontrollit të mjetit me skaner. Agjentët gjetën 52 pako me drogën e forte. Policia ka arrestuar drejtuesin e kamionit, Aurel Kryemadhi, 45 vjeç. Ai është shoqëruar në komisariat ku është marrë në pyetje, lidhur me ngarkesën e drogës si dhe për të për të zbuluar personat e tjerë të implikuar në rrjetin e trafikut. Kjo është sasia më e madhe e lëndës narkotike e llojit heroinë e kapur kohët e fundit në Durrës, me destinacion tregun europian.