Droga e kapur në Durrës, biznesmeni në kërkim

RTV KLAN 2016-12-10

Views 42

Një ditë pas kapjes së sasisë rekord të heroinës në portin e Durrësit, Policia dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda, shpallën në kërkim, pronarin e kompanisë së transportit të druve.

Ky i fundit mësohet se është larguar nga Shqipëria në drejtim të Italisë, pak ditë para se të kapej sasia prej 30 kg heroinë në port.

Veç tij në kërkim është shpallur edhe një person tjetër, që sipas hetuesve ka rol në trafik, ndërsa nuk bëhen të ditur emrat e të kërkuarve.

Aurel Kryemadhi 45 vjeçar, shoferi i kamionit të kapur me drogë, nuk ka pranuar të ketë pasur dijeni mbi sasinë e drogës që po transportonte.

Pavarësisht kësaj oficerët e policisë janë të bindur se shoferi ka qenë në dijeni të mallit. Specialistët kanë mësuar se lënda narkotike ishte ngarkuar në Elbasan, ku edhe është ngarkuar me dru.

Po aty janë kryer edhe veprimet doganore, përpara se kamioni tip ?Skania?, i drejtuar nga Aurel Kryemadhi të nisej drejt Durrësit, ku edhe u kap sasia e drogës mbrëmjen e të enjtes. Kryemadhi u arrestua në flagrancë, ndërsa policia sekuestroi 52 pako me 30 kg heroinë në total./ TV KLAN

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS