Pas blerjes së Rafinerisë së Ballshit nga një bankë tregtare, tashmë është radha e asaj të Fierit të gjendet nën sekuestro, po për shkak të borxheve. Por kësaj here është një kompani shtetërore ajo që ka kërkuar sekuestrimin e pronave të ARMO-s për shkak të detyrimeve të pashlyera.
Report TV ka mësuar se më 30 nëntor, Albetrol ka vendosur nën sekuestro 25 prona të ARMO-s, ku përfshihen trojet, objektet, asetet dhe linja teknologjike e Rafinerisë së Fierit. Në këtë mënyrë ARMO zhvishet nga dy astetet më të rëndësishme, që janë rafineritë e saj.