70 mijë shqiptarë kanë votuar LSDM-në? - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-12-18

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lidhja Social Demokrate e Zoran Zaev ka arritur te marre shume vota dhe mandate shqiptaresh, duke dale fituese aty ku ne zgjedhjet e fundit kishte fituar BDI-ja. Për t?u veçuar fitorja e Zaev ne Dibër, Kumanove, Struge e Cair, por LSDM ka dale force e pare edhe ne zona te tjera te banuara me shumice shqiptare. Pakënaqësia e shqiptare ndaj Bashkimit Demokratik per Integrim është përkthyer me vota pro Zaevit ne këto zona. Kjo ka sjelle fuqizimin e LSDM-se dhe dobesimin e perfaqesimit shqiptar ne parlamentin e ri. Praktikisht forca politike e drejtuar nga Ali Ahmeti ka nje përgjysmim te numrit te votave dhe mandateve, ku pjesa me e madhe e tyre nuk kane shkuar per forcat e tjera shqiptare ne gare, por per maqedonasit e Zaev. E megjithatë, ne baze te këtyre rezultateve, shqiptaret, sic shkruan edhe ?Reuters? ne analizën e tij, do te jene jo vetëm përcaktues ne formimin e qeverise se re, por kane ne dore edhe kartën e presionit per te arritur te drejtat e tyre. Zaev ka bere lëvizje te zgjuara, duke futur ne listën e deputeteve shqiptare, siç është rasti i Muhamet Zekirit ne zonën zgjedhore 2 dhe Gjylymsere Kasapi, e ëma e Shpat Kasapit ne zonën 6. Premtimet e Zaevit ne fushate per te drejta te barabarta per shqiptaret, duket se kane dhënë efekt, duke sjelle nje mbështetje te gjere, si kurrë me pare per LSDM-ne.

Share This Video


Download

  
Report form