http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opinioni i Komisionit te Venecias mbi ligjin e Vetingut, sipas ambasadorit britanik Duncan Norman, duhet të dëgjohet dhe respektohet nga te gjitha partitë politike në Shqipëri. Nga Kukësi, diplomati britanik tha se reforma në sistemin e drejtësisë shqiptare, shënon gurin e themelit për ecjen përpara në procesin e integrimit. ?Reforma në Drejtësi është një hap shumë i rëndësishëm, është një gjë shumë e rëndësishme që duhet bërë në Shqipëri dhe një prej kushteve kryesore për hapjen e negociatave për t?iu bashkuar BE-së. Por duhet kuptuar se reforma në drejtësi duhet bërë për të mirën e vetë shqiptarëve dhe jo thjesht për anëtarësimin në BE. Komisioni i Venecias ka dalë me opinionin e vet në lidhje me ligjin e Vettingut, dhe është shumë e rëndësishme që politika shqiptare të dëgjojë opinionin e Venecias.?Ambasadori i Britanisë zhvilloi një takim me kryetarin e bashkisë së Kukësit, Baku u diskutua veçanërisht per numrin e larte te emigranteve nga kjo zone qe i drejtohen Anglisë me synimin per te përfituar azil.