Ora News –Bushati: BE të ketë qasje strategjike në Ballkan

Ora News Lajme 2016-12-18

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati thotë se Bashkimi Evropian duhet të ketë një qasje më strategjike me vendet e Ballkanit Perëndimor, në mënyrë që këto shtete të mos përfundojnë si dëm kolateral.
Ai theksoi se për herë të parë, procesi i zgjerimit vjen në formën e një deklarimi nga ana e Presidencës së BE-së në rastin e Shqipërisë, ndërsa i kërkohet vendit tonë që të zbatojë sa më parë reformën në drejtësi.
Bushati: Bashkimi Evropian duhet të ruaj një qasje më strategjike në rajon, në mënyrë që integrimi në BE të mos kthehet në një proces teknik dhe pa shpirt politik. Është e rëndësishme që shoqëritë tona të sigurohen se Ballkani Perëndimor nuk do të përfundojë si dëm kolateral në procesin e kërkimit të së ardhmes në BE. Ne besojmë se kemi përgjegjësi të përbashkët sepse ashtu jemi angazhuar duke bërë reformën në drejtësi të paprecedentë krahasuar me vendet e rajonit, duke forcuar bashkëpunimit rajonal si dhe duke linjëzuar me politikën e jashtme të BE-së, ku siç dihet rekordi ynë është 100%.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bushati-be-te-kete-qasje-strategjike-ne-ballkan/

Share This Video


Download

  
Report form