Report TV - Lu: Llalla vonoi urdhrin, policia dështoi për arrestimin e Balilit

Report TV 2016-12-18

Views 0

TIRANE- Ambasadori amerikan Donald Lu ka shpërthyer kundër institucioneve shtetërore për mos arrestimin e të kërkuarit Kelmend Balili.

Sipas tij, Prokuroria vonoi urdhërin për arrestimin e Balilit ndërsa policia dështoi në operacionin për kapjen e tij. ?Nëse Shqipëria nuk mund të kapë Kelmend Balilin, si mund të shkojë pas peshqve të tjerë të mëdhenj?- u shpreh Lu.

Donald Lu u shpreh se Kelmend Balili ka mbështetje të fortë politike, pasi nuk mund të shpjegohet ndryshe fakti që edhe pse ka një urdhër-arresti, ai është akoma i lirë, ndërsa bashkëpunëtorët e tij në Greqi janë arrestuar para 7 muajsh.

Sipas ambasadorit, agjencitë ligjzbatuese amerikane kanë 7 muaj që i kanë kërkuar prokurorisë të arrestojë, ndërsa bashkëpunimi i SHBA me Shqipërinë në luftën kundër narkotikëve është i kushtëzuar nga arrestimi i peshqve të mëdhenj përfshirë Balilin.

"Politikanë nga e djathta dhe e majta i kanë kushtuar vëmendje interesave të fuqishme të biznesmenëve të korruptuar, kriminelëve të mëdhenj dhe madje edhe trafikantëve të drogës.

Share This Video


Download

  
Report form