Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Çel dyert Shoqata e Sigurimit të Jetës, pensioneve dhe fondeve të investimit me iniciativën e shoqërive private, mes tyre edhe Credins Invest. Përfaqësuesit e shoqatës dhe institucioneve financiare kërkuan më shumë mbështetje dhe politika të qarta për zhvillimit e tregut të sigurimeve.
Për herë të parë krijohet Shoqata e Siguresve të Jetës, pensioneve private dhe fondeve të investimeve me iniciativën e shoqërive private, ndër to edhe Credins Invest.
Përfaqësuesit e institucioneve financiare të pranishëm në këtë aktivitet kërkuan mbështetjen e zhvillimit të këtij tregu.
Çdo kush që ka një aktivitet ekonomik, do duhet të ndajë të ardhurat e tij, për t?i përdorur ato kur të mos i ketë më. Nën frymën e kësaj shprehjeje të kancelarit të hekurt gjerman Otto Von Bismark, përfaqësuesit e kësaj shoqate thanë se qytetarët duhet të ndërgjegjësohen për tu siguruar jetën dhe të ardhmen.
Naim Hasa President: Të punojmë bashkërisht me institucionet shtetërore për krijimin e politikave për zhvillimin e këtij tregu për ngritjen e kapaciteteve të kompanive që do të menaxhojnë këtë treg.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/krijohet-shoqata-e-sigurimit-te-jetes-pensioneve-dhe-fondit-te-investimit/