Maqedoni, KSHZ vendos për ankimimet - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-12-18

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioni Shtetëror Zgjedhor ne Maqedoni ka nisur nje seance ku pritet te marre vendim per ankimimet e paraqitura nga dy forca politike, LSDM e Zoran Zaev dhe grupimi i shqiptareve, Levizja Besa. Ato pretendojnë se per shkak te parregullsive te vërejtura ne zgjedhjet e se dielës, jane penalizuar me humbjen e mandateve. Lëvizja Besa ka pretendime per dy zona zgjedhore, ndërsa socialdemokratet flasin per parregullsi ne nje zone. Nëse do te miratohen ankesat e dy partive, do te rinumërohen votat. Ne te kundërt, ato pritet te ankimojne vendimin ne Gjykatën Administrative.Persa i përket koalicionit te ri nuk ka ende informacione zyrtare. Mediat ne Maqedoni theksojne se kreu i BDI, Ali Ahmeti qe fitoi 10 mandate ne zgjedhje, do te takohet ne Tirane me kryeministrin shqiptar Rama, kryeparlamentarin Meta dhe presidentin Nishani. Ai do te diskutoje per kushtet qe do te vendosen kundrejt partnerit te koalicionit qe do te përzgjedhë. Sipas mediave, Rama eshte takuar me pare me drejtuesit e partive te tjera shqiptare. Per zgjedhjet ne Maqedoni ka reaguar edhe ministria e Jashtme ruse. Ne nje deklarate te saj theksohet se partite politike duhet te respektojnë vullnetin e votuesve, te veprojne sipas Kushtetutës dhe te shmangin ndikimet nga jashtë gjate formimit te qeverise.

Share This Video


Download

  
Report form