Ora News –Pensionistët të kënaqur me shpërblimin, por jo me pensionin

Ora News Lajme 2016-12-18

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas vendimit të Qeverisë për të shpërblyer pensionistët me vlerën e 6 mijë lekëve të reja, përfituesit shprehen të gëzuar pasi vlera në fjalë është më e larta e përfituar ndonjëherë në vite. Por mosha e tretë shprehet e pakënaqur me masën e pensionit në terësi, pasi sipas tyre kjo pagesë nuk u mjafton për të blerë ilaçe dhe ushqime.
Pensionistët shprehen optimistë për masën prej 6000 lekë si shpërblim në fundivit, shumë që i shtohet pensionit të tyre.
Ata thonë se ky është dëshpërblimi më i madh që kanë marrë ndër vite, por kanë nevojë për informacion për kohën se kur do të nisë tërheqja e tyre.
Pensionisti: Do të kalojmë natën e Vitit të Ri me ato shpenzime.
Pensionisti: Do të marrim një gjel deti.
Pensionisti: Në krahasim me vitet e tjera na u duk mirë, ishte një çikë më shumë, por ne jemi shumë dobët me ato pensione të vogla.Megjithatë ne kënaqemi me kaq.
Disa nga të moshuarit shprehin pakënaqësi për pensionin e ulët që marrin, duke e konsioderuar atë si të pamjaftueshëm për t?u kuruar nga ana shëndetësore dhe për të festuar festat.
Pensionistja: Mirë në krahasim me vitet e tjera, por ato janë qindarka në krahasim me këto çmime.
Pensionisti: Jam pensionist prej 11 vitesh dhe mua më duket kjo një gjë që nuk ndryshon shumë tek pensionistët. Pensionet në përgjithësi janë qesharake, të ulëta. Duhen rritur pensionet, jo të japësh ndonjë thërrime në fund të vitit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pensionistet-te-kenaqur-me-shperblimin-por-jo-me-pensionin/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS