http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa Britania e Madhe përgatitet te dale nga unioni, te paktën 10 vende, shumica e te cilave nga Ballkani Perëndimor, jane ne gare për t?u anëtarësuar. Faqja ne internet e Bashkimit Europian, ?Politico?, bën nje analize te mundësisë dhe kohëzgjatjes se këtij procesi per secilin nga këto vende. Por kur zgjerimi nuk është ne krye te axhendes se BE dhe disa qeveri nuk duan te lejojnë anëtarësimin e tyre përpara vitit 2025, vendet e Ballkanit Perëndimor paralajmërojnë se BE do te dëmtojë veten, nëse dështon t?i afroje. Një shqetësim per kete çështje ka ngritur ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati.?Ndërsa është e qarte se askush nuk do te jete ne gjendje t?i bashkohet bllokut ne një te ardhme te parashikueshme, do te ishte e rrezikshme te lejosh Rusinë te mbushe boshllëkun ne rajon?.?Politico? shkruan se ne krye te garës per anëtarësim do te jete Shqipëria, qe është anëtare e NATO-s dhe thuajse pa ndërlikimet e luftërave ne Ish-Jugosllavi ne vitet ?90. Duke analizuar shanset për çdo vend, për Shqipërinë thekson se kjo nuk mund te ndodhe deri përpara vitit 2025. Nje diplomat aktiv ne rajon vlerëson si pozitive ne rastin e Shqipërisë aftësinë per te bere reforma dhe mungesën e problemeve qe kane aplikantet e tjerë, te përfshirë ne luftëra ne vitet ?90. Ndërsa si disavantazh vlerësohet fakti qe negociatat e anëtarësimit nuk kane nisur ende dhe krimi e korrupsioni mbeten problem serioz sipas Komisionit Europian, i cili ka kritikuar edhe politizimin e gjykatave. Te gjitha vendet e tjera aspirante ne rajon kane ndërlikime. Ne rastin e Maqedonisë jane problemet me Greqinë per çështjen e emrit, nese Kosova e Mali i Zi bashkohen pa Serbinë, kjo do te përbente rrezik per dy vendet, ndërsa Bosnje Hercegovina ndodhet ne pozicionin me te keq dhe do te frenonte keto vende nëse BE do te kërkonte bashkimin ne bllok. Komisioneri per Zgjerimin Johannes Hahn këmbëngul se koha e anëtarësimit do te varet nga merita e çdo vendi, por sipas zyrtareve te BE, me Brexit dhe negociatat per buxhetin nuk ka vend per anëtarësime deri ne 2027-en.