Ora News –PD: Tahiri e Rama nuk zbatojnë urdhër arrestin ndërkombëtar për Balilin

Ora News Lajme 2016-12-18

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike sot ka akuzuar kryeministrin Rama dhe ministrin Tahiri se prej gati 8 muajsh nuk zbatojnë urdhër arrestin ndërkombëtar për Klement Balilin. Në një deklaratë për mediat, Enkelejd Alibeaj duke iu referuar një dokumenti të ministrisë së drejtësisë tha se Rama dhe Tahiri mbrojnë Balilin.
Deklarata e Alibeajt
Sot, është publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë kronologjia e çështjes së Klement Balilit, ku rezulton se eskobari i Ballkanit siç u cilësua nga CNN, është shpallur në kërkim ndërkombëtar që në datën 17 maj të këtij viti.
Prej kësaj date, prej 17 majit, Saimir Tahiri ka qenë nën detyrimin për ta ndaluar Klement Balilin, për të zbatuar urdhërin e kërkimit ndërkombëtar për veprën penale Krijim dhe Drejtim të Organizatës Kriminale, pa pritur më asnjë procedurë tjetër.
Ja ku është publikimi i Ministrisë së Drejtësisë, e gjeni në faqen e saj zyrtare.
Kjo është një dëshmi se Saimir Tahiri dhe Edi Rama, kanë mbrojtur Klement Balilin prej 8 muajsh. Nesër bëhen saktësisht 8 muaj, që Saimir Tahiri dhe Edi Rama refuzojnë të zbatojnë urdhërin për arrestimin e Klement Balilit.
Kjo pra është lidhja e qeverisë me krimin, ky është inkriminimi në nivelet më të paimagjinueshme.
Kjo është dëshmia që Edi Rama nuk shkëputet nga krimi, nuk zbaton dekriminalizimin që e kërkon edhe Europa si kusht për procesin e integrimit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pd-tahiri-e-rama-nuk-zbatojne-urdher-arrestin-nderkombetar-per-balilin/

Share This Video


Download

  
Report form