Ndahet nga jeta aktori Lazër Filipi

RTV KLAN 2016-12-18

Views 5

Ndahet nga jeta në moshën 95 ? vjeçare, aktori shkodran Lazër Filipi. I njohur për rolet e tij të shumta në kinematografinë shqiptare, aktori shkodran ndërroi jetë mbrëmjen e së premtes në banesën e tij në Tiranë.

Aktori ka luajtur rreth 80 role në kinematografi dhe teatër, ndër më të njohurit janë Vasili, Truviçi, Dobçinski, Xha Shazua, Gjica, Ksanti, Klarku etj. Kryeroli i tij mbetet roli i Leninit në dramën ?Orët e Kremlinit?. Në vitin 2003 interpretoi në rolin e Ali Pashë Tepelenës, ndërsa në 2005, Napoleon Bonapartin nga drama e Aleksandër Moisiut.

Lazër Filipi lindi në Shirq të Shkodrës, më 7 Shkurt të vitit 1921. Aktivitetin artistik e filloi në 1943, me grupin teatral të Priskës. Në vitin 1945 ngjitet në skenën e Teatrit Popullor. Gjatë viteve 1947 ? 1950 kreu studimet në Çeki. Ai ka fituar disa çmime dhe mbante titullin ?Artist i Merituar?.

Share This Video


Download

  
Report form