Report TV - Opera “Traviata” sjell artistët ndërkombëtarë në Tiranë

Report TV 2016-12-18

Views 12

?La Traviata? e Giuseppe Verdit, do të shfaqet premierë në datën 17 dhjetor, për të vijuar dhe më 18-19 dhe 20 dhjetor, në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Drejtoresha e Teatrit Kombetar të Operas dhe Baletit, Zana Çela thekson se këtë herë, 60 vjet pas vënies së parë, ?La Traviata? vjen si një produksion unik, që mban vulë ndërkombëtare.

Një kthim në kohë, në historinë e gjithë vënieve të ?La Traviatës? në skenën shqiptare të çon 60 vjet më parë, atëherë kur Violetë ishte e madhja Marie Kraja, ndërsa Alfredo ishte Maliq Herri. Pas kësaj shfaqje të parë, do të shënoheshin dhe shumë rivënie, kur kurtizanet e bukura nëpër vite do të ishin Nina Mula, Edit Mihali, Inva Mula, Mariana Leka, Ermonela Jahos, Eva Golemit?Ndërsa Alfredot do të ishin Gaqo Çako, Hysen Koçia, Armaldo Kllogjeri, Saimir Pirgu etj.

Share This Video


Download

  
Report form