Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pragu i festave ka nxjerr në terren inspektorët e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorëve në Bashkinë e Tiranës, të cilët bëjnë çdo ditë mbikëqyrjen e çmimeve për të shmangur abuzimin nga ana e tregtarëve.
Drejtorja e Agjencisë Rudina Hoxha sqaron se inspektimi nis që në orët e para me pikat e shumicës që furnizojnë tregjet.
Hoxha: Kontrolli nuk bëhet thjesht në tregjet që janë të shpërndara në të gjitha njësitë administrative, por fillon në 4 pikat e grumbullimeve të këtyre produkteve në Tiranë.
Sipas saj monitorimi është I vazhdueshëm dhe çmimet janë normale ndërsa pritet të kenë një ndryshim në 10 ditëshin e fundit të vitit në të cilin AMK do të shtojë edhe kontrollet.
Hoxha: Ky sektor ka 15 specialistë që kryejnë detyrat gjatë gjithë vitit, por në këtë periudhë ne mundohemi që të kalojmë edhe inspektorë të tjerë duke iu bashkëngjitur grupeve.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/afrimi-i-festave-amk-presim-rritje-cmimesh-ne-10-diteshin-e-fundit/