Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kuvendi i është rikthyer normalitetit pas disa javë bojkoti dhe bllokimi nga ana e opozitës. Plotësimi i kushteve që lidheshin me dërgimin në Kushtetuese të mandatit të dy deputetëve socialistë dhe ngritja e Komisionit Hetimor për çështjen CEZ bëri që demokratët ti rikthehen diskutimeve normale, duke i hapur rrugën dhe rikthimit të konsensusit për reformën në drejtësi.
Mazhoranca dhe opozita kanë rënë dakord për ngritjen e dy Komisioneve Hetimore që do të trajtojnë çështjen CEZ.
Teksa të majtët dhe të djathtët bashkuan votat për hetimin parlamentar i vetmi që votoj kundër kërkesës së socialistëve ishte demokrati, Astrit Patozi.
Vendimin e tij ai e shpjegoi në këtë mënyrë.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/konferenca-e-kryetareve-pranon-ngritjen-e-komisionit-hetimor-per-cez/