Report TV - Zgjedhjet në universitet, PD kërkon nga Ministria e Arsimit t'i shtyjë

Report TV 2017-02-21

Views 0

TIRANË- Një ditë para zgjedhjeve në universitete, demokratët kanë kërkuar thirrjen urgjente të Ministres së Arsimit për të raportuar mbi kërcënimin e kandidatit për Rektor Mynyr Koni.

Sipas tyre nën trysninë e krimit, këto zgjedhje janë jo legjitime dhe ministrja duhet të përgjigjet para parlamentit nëse e sheh të arsyeshme mbajtjen e tyre ose jo.

Debati u bë në mbledhjen e komisionit parlamentar të medias dhe informimit publik ku maxhoranca duke kujtuar heshtjen zgjedhore, kërkoi që opozita të mos përfshihej në këtë çështje.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS