Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Marrëveshja për heqjen e eskluzivitetit të fluturimeve në Shqipëri ka shkaktuar debate të forta në komisionin e veprimtarive Prodhuese. Opozita ka akuzuar qeverinë se heqja e eskluzivitetit për aeroportin Nënë Tereza nuk do të sjellë asgjë pozitive për qytetarët.
Helidon Bushati, deputet i PD: Keni ndërhyrë në një marrëveshje koncesionare dhe nuk keni ndërhyrë në ato pika, të cilat sjellin me të vërtetë uljen e çmimit të biletave për pasagjerët. Duhet t?i thonit qytetarëve se aeroporti i Kukësit nuk mund të ulen avionë me 150 pasagjerë. Ne nuk dimë kush është kompania kineze që ka blerë koncesionarin. Zgjatja e kontratës koncesionare i sjell koncesionarit një fitim prej rreth 20 milionë eurosh.
Por për drejtorin e projekteve në Ministrinë e Transporteve Krislen Keri, kjo ishte marrëveshja më e mirë e mundshme duke hedhur poshtë faktin se kompanitë Low Cost operojnë vetëm në aeroporte të mëdha.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/rinasi-fino-kritere-penguese-per-aeroportet-e-reja/