http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Procesi i dekriminalizimit te politikes do te nise edhe ne Kosove. Deklaratën e beri presidenti Hashim Thaçi, teksa sqaroi nismën e tij per nje kod mes partive per te larguar te inkriminuarit jo vetëm nga qeveria e Parlamenti, por edhe nga institucione ne nivel qendror e lokal.?Dekriminalizim i politikes do te thote që njerëz me aktakuza të mos jenë në institucione, as në nivel qendror, as nivel lokal. Por kjo do të zgjerohet. Do të kërkojmë që të ketë kod edhe në kuptimin e mediave dhe financimin e mediave, edhe të shoqërisë civile, por natyrisht edhe zhvillimin e bizneseve?.I pranishëm ne nje debat te shoqërisë civile Thaçi u ndal edhe tek rëndësia e ratifikimit te marrëveshjes se Demarkacionit me Malin e Zi, si nje nga pikat e kërkuara nga Brukseli per liberalizimin e vizave.?Asnjë axhendë e interesit partiak nuk mundet ta pengoje axhendën e shtetit. Dua të besoj fuqishëm që gjithë spektri politik do të jetë unik në fuqizimin e axhendës evropiane. Marrëveshjet e arritura në Bruksel janë bazë për të ecur përpara për të ardhmen evropiane?.Thaçi u angazhua te nxisë dialogun mes qeverise dhe opozitës, si rruga e vetme per zgjidhjen e problemeve te vendit.