Policia e Tiranës ka mundur të identifikojë dhe vërë në pranga dy persona të cilët mësohet se janë autor të vjedhjes së disa automjeteve në Tiranë.
Sipas njoftimit të policisë bëhet me diej se janë arrestuar Romeo Rakipi, 28-vjeç dhe Dervish Bara, 47 vjeç, ndërsa një i tretë, 63 vjeçari me inicialet S.A po procedohet në gjendje të lirë.
Dy të arrestuaeit dyshohen se janë autorët e vjedhjes se dy automjeteve në Tiranë, më datë 4 dhe 7 maj 2015. Sipas policisë automjetet e vjedhura janë gjetur një një pikë Skrapi në Spitalë Durrës, ku dyshohet se janë shitur nga i arrestuari Romeo Rakipi.
Po ashtu policia thotë se Romeo Rakipi në bashkëpunim me një person tjetër, dyshohet se ka vjedhur edhe 4 automjete të tjera në Tiranë, 3 gjatë muajit mars dhe një në prill.
Ja automjetet e vjedhura:
Me datë 04.05.2016, është vjedhur automjeti tip "Mercedes Benz", në pronësi të shtetasit D. D., 45 vjeç, banues në Tiranë. Automjeti u gjend në Spitall Durrës, në një pikë skrapi në pronësi të shtetasit D. B..
Më datë 07.05.2016, është vjedhur automjeti tip "Mercedes Benz", në pronësi të shtetasit P. S., 56 vjeç, banues në Tiranë. Automjeti u gjend në Durrës, në një pikë skrapi në pronësi të shtetasit S.A.
1. Më datë 05.03.2016, në rrugën "Siri Kodra", është vjedhur automjeti tip "Mitsubishi", në pronësi të shtetasit A. L., 36 vjeç, banues në Tiranë.
2. Më datë 16.03.2016, në rrugën "Faik Konica", është vjedhur automjeti tip "Mercedes Benz", në pronësi të shtetasit Sh. Gj., 54 vjeç, banues në Tiranë.
3. Më datë 27.03.2016, në rrugën "Siri Kodra", është vjedhur automjeti tip "Mercedes Benz", në pronësi të shtetasit B. A., 39 vjeç, banues në Tiranë.
4. Më datë 11.04.2016, në rrugën "Belul Hatibi", është vjedhur automjeti tip "Mercedes Benz", në pronësi të shtetasit I. K., 53 vjeç, banues në Tiranë.