Ekonomia këtë vit do të rritet vetëm 3.3%, rritja ndikohet nga investimet e TAP- Ora News

Ora News Lajme 2017-02-21

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

BERZH iu bashkohet institucioneve të tjera, si Banka Botërore dhe Banka e Shqipërisë në pritshmëritë në ulje për ecurinë e ekonomisë shqiptare. Sipas raportit të BERZH, për muajin maj rritja këtë vit do të jetë vetëm 3.3% dhe vitin e ardhshëm do të arrijë në 3.5%. Rritja ekonomike do të ndikohet kryesisht nga investimet në projektin e gazsjellësit TAP.
Pas Bankës së Shqipërisë dhe Bankës Botërore, edhe BERZH rishikon në ulje rritjen e ekonomisë shqiptare këtë vit.
Në raportin për muajin maj, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim thekson se rritja për 2016-ën do të jetë 3.3% dhe do të gjenerohet kryesisht nga investimet që do të bëhen në kuadër të projektit të gazsjellësit Trans Adriatik Papiline.
?Rritja e PBB ka gjasa të rritet në 3.3 përqind në vitin 2016, duke u mbështur në një cikël të ri investimesh, veçanërisht në sektorin e energjisë, përfshirë këtu nisjen e punimeve të mëdha për gazsjellësin TAP. Një rritje e lehtë në 3.5 përqind pritet në vitin 2017?.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/ekonomi/ekonomia-kete-vit-do-te-rritet-vetem-3-3-rritja-ndikohet-nga-investimet-e-tap/

Share This Video


Download

  
Report form