Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Aksidenti i rëndë i cili ndodhi në Qerret të Rrogozhinës ku humbën jetën dy fëmijë 3 dhe 5 vjeç dhe u plagos nëna me fëmijën më të vogël ka shkaktuar diskutime edhe në parlament. Deputeti Ben Blushi akuzoi Qeverinë se nuk mbrojti intresin publik duke shkaktuar dy viktima të pafajshme. Por për deputetin Erjon Braçe mungesa e barrierave në këtë rrugë është për shkak të një vendimi të padrejtë gjykate. Ndërsa për Ministrin e Financave, Arben Ahmetaj, ky aksident tragjik tregon mosfunksionimin e drejtësisë në vend.
Duke marrë shkas nga aksidenti tragjik i ndodhur disa ditë më parë në Rrogozhinë, deputeti socialist Ben Blushi akuzoi Parlamentin dhe Qeverinë se nuk po mbron interesin publik por atë privat.
Sipas deputetit Blushi, barrierat mbrojtëse në këtë segment u hoqën vetëm për interesat e një karburanti privat dhe Qeveria nuk mori asnjë masë.
Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/aksidenti-ne-kavaje-blushi-shteti-hoqi-kangjellat-per-karburantin-brace-jo-gjykata/