Ata kërkojnë vazhdimisht të drejtat e tyre. Të drejta jetësore, si ajo e të pasurit një familje.
Aleanca LGBT dhe PROLGBT po organizojnë fushata sensibilizuese kudo në mbështjetje të tyre.
Fushata e cila shoqërohet gjithmonë me më shumë polemika kundër kësaj aleance në komente është ajo në rrjetet sociale. Përmes eventeve në facebook ata lajmërojnë aktivitetet e tyre të shumta gjatë këtij muaji.
17 maji është Dita Ndërkombëtare e Homofobisë por siç duket Aleanca LGBT e kanë nisur me hërët ??protestën?? me nje spot të publikuar në youtube.
Në spot tregohen momente nga jeta e përditshme e një çifti lezbikesh të cilat rrisin sëbashku fëmijën e tyre. Ai mbyllet me mesazhin ?Familja është dashuri dhe përkujdesje?, duke ngritur një çështje themelore për të drejtat e komunitetit LGBT në Shqipëri, siç është e drejta për njohjen ligjore mes partnerëve të të njëjtit seks.
Ky është spoti i parë i këtij lloji xhiruar dhe prodhuar në Shqipëri.
Aleanca LGBT dhe Pro LGBT organizojnë gjithashtu eventin më të madh të vitit kundër homofobisë dhe transfobisë të shtunën në 14 maj ora 11.00 përpara Pallatit të Kongreseve, Tiranë.