Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në Durrës ekspertët e nivelit të lartë për Reformën në Drejtësi prezantuan ndryshimet në ligjin për organizimin e Prokurorisë, ligjin e ri për Prokurorinë speciale dhe Byronë Kombëtare të hetimit. Përfaqësuesi i OPDAT i pranishëm në këtë tryezë kërkoi bashkëpunim për këtë paketë të rëndësishme ligjore.
Konsultimi publik për paketën ligjore të ndryshimeve kushtetuese që do të shoqërojnë Reformën në Drejtësi u zhvendos në Durrës. Në këtë tryezë grupi i ekspertëve të nivelit të lartë prezantuan ndryshimet në ligjin për organizimin e prokurorisë, ligjin e ri për Prokurorinë Speciale dhe Byronë Kombëtare të Hetimit. Ora Neës ka zbardhur draft/ligjin për Byronë Kombëtare të hetimit.
?Drejtori i Byrosë Kombëtare, emërohet e shkarkohet nga Këshilli i Lartë i Prokurorëve.Drejtori i Policisë mund të zgjidhet nga radhët e Policisë, Policia Gjyqësore, ose Anëtarët e Byrosë.Gjithashtu hetuesit e Byrosë, mund të zhvillojnë hetime, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme?.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/reforma-ne-drejtesi-konsultime-per-ndryshimet-kushtetuese/