Report TV - Policia dy ditë në shtëpinë e Balilit, fqinjët: S'e kemi parë

Report TV 2017-02-21

Views 0

Gjatë dy ditëve të fundit, Policia e Sarandës ka kryer kontrolle për Kelmend Balilin, por ai nuk është gjetur.

Burime nga Drejtoria e Policisë bëjnë me dije se ai është kërkuar për tu shoqëruar dhe pyetur në lidhje me linjat e trafikut të drogës Shqipëri-Greqi, ku mediat e vendit fqinj e kanë akuzuar si një nga baronët më të mëdhenj të drogës.

Në dy ditët e fundit Policia ka kryer disa kontrolle në banesat ku mendohet se mund të strehohej. Kontrollet janë shtrirë edhe në qytetin e Delvinës, por sërish Policia nuk ka rënë në gjurmët e Balilit.

Gjithashtu, fqinjët bëjnë me dije se që prej të mërkurës në mbrëmje, Kelmend Balili nuk është parë në banesën e tij.

Një ditë më parë, Ministria e Transporteve, shkarkoi Kelmend Balilin nga detyra e Drejtorit Rajonal të Shërbimit të Transportit Rrugor në Sarandë.

Shkarkimi i tij erdhi pas një shkrese nga Policia e Shtetit drejtuar Ministrisë së Transporteve për nisjen e hetimeve ndaj Balilit, i akuzuar nga mediat greke se është koka e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës.

Vetë Balili i ka përgënjeshtruar akuzat duke deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me trafikun e drogës dhe se ka dëshmi penaliteti të pastër. Gjithashtu, sipas tij, sistemi TIMS mund ta vërtetojë se ai ka vite që nuk ka shkuar në Greqi.

Share This Video


Download

  
Report form