Elvis Rroshi ish kryebashkiaku i Kavajës është zyrtari i parë që do të hetohet nga Prokuroria pas hyrjes në fuqi të ligjit për dekriminalizimin.
Nisjen e hetimeve ndaj Rroshit e ka bërë me dije Prokuroria me anë të një njoftimi për mediat ku sqaron se ?sektori i posaçëm në Prokurorinë e Përgjithshme nisi verifikimin, në bazë të të dhënave të vetëdeklaruara nga subjekti Rroshi në formularin e publikuar tashmë, si edhe në sqarimin publik të bërë nga vetë subjekti, lidhur me shkaqet e dorëheqjes së tij. Në këto kushte, u urdhërua nisja e hetimit për veprën penale të ?Falsifikimit të dokumenteve?.