Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë prioritet kryesor i demokratëve. Lulzim Basha është i vendosur të bëjë gjithçka për t?ia arritur kësaj, duke nisur me sanksionimin në reformën zgjedhore të votimit biometrik dhe elektronik. Në një takim me të rinjtë e Lezhës, Basha ka theksuar se do të ndërmarrë çdo veprim demokratik për këtë, sikundër është i vendosur dhe për një reformë në drejtësi që lufton dhe nuk mbron të korruptuarit dhe të inkriminuarit.