Sezoni turistik veror në qytetin e Korcës nisi këtë fundjavë me një nga ngjarjet më interesante, me Festivalin Mbarëkombëtar të Karnavaleve.
Perfomancat e të rinjve, maskat shumëgjyrëshe, pikturat, skulpturat butaforike e teatrale, pankartat satirike e veprat e artit kanë zgjeruar, jo vetëm trajektoren e paradës së këtij festivali, por edhe konceptin e një dialogu të hapur me publikun.
Kjo paradë fantastike ka nisur nga Lëndina e Lotëve dhe ka përfunduar në Pazarin e Korcës.