Ora News – Shfuqizohet neni që i hapte rrugë martesave brenda së njejtës gjini

Ora News Lajme 2017-02-21

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi ka shfuqizuar nenin për ndryshimin kushtetutues i cili u cilësua se i hapte rrugë legalizimit të martesave brenda së njejtës gjini. Kryetari i Komisionit Fatmir Xhafaj dhe deputeti i LSI, Petrit Vasili deklaruan pas mbledhjes së komisionit se neni u konsiderua çështje që dilte përtej mandatit të Komisionit
Xhafaj: Është kërkesë e PDIU dhe disa grupeve të tjera, por jo më shumë në kontekstin e nenit në vetëvete të përmbajtjes sesa të faktit që disa prej këtyre neneve nuk kishte lidhje drejtpërdrejt me reformën. Ishte një përpjekje vullnet mirë nga ana jonë për të reflektuar momentin historic të vendit për integrimin në BE.
Vasili: Ka pasur një vendim unanim të komisionit për të evituar çdo keqkuptim pasi puna e komisionit ishte përqendruar në çështje që kishin të bënin me reformën në drejtësi. Ka pasur një vendim unanim të komisionit që çështje që dilnin jashtë mandatit të komisionit të mos shqyrtoheshin në këtë draft-ndryshimesh, por të trajtoheshin në momente të tjera kur do të kishte objektiva të tjera për të realizuar nga komisione të tjera në rast se do të ishte e nevojshme.
Xhafaj dhe Vasili në sinkron me kryeministrin dhe kryetarin e Kuvendit Ilir Meta deklaruan se miratimi i reformës në drejtësi është shumë afër.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/shfuqizohet-neni-qe-i-hapte-rruge-martesave-brenda-se-njejtes-gjini/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS