Report TV - Xhafaj: Pr/ligji i vettingut u shpërnda për deputetët që në datën 4 korrik

Report TV 2017-02-21

Views 2

Një ditë pasi njoftoi anëtarët e komisionit të posaçëm parlamentar të reformës në drejtësi për thërritjen e mbledhjes gjatë ditës së sotme, kryetari i këtij komisioni Fatmir Xhafaj tha se pr/ligji është i gatshëm për tu votuar, pasi deputetët janë njohur me draftin që në datën 4 Korrik. Ai hodhi poshtë pretendimet e PD se s'janë njohur me projektligjin.

"Kam njoftuar jo vetëm për mbledhjen, por edhe kam dërguar relacionin e shtojcat e projektit. Ligji është ai për vettingun, një nga ligjet kryesore të paktës prej 50 ligjesh që shoqërojnë projektin Kushtetues. Një nga shtatë ligjet që bën të mundur zbatimin e asaj që kemi miratuar konsensualisht. Bën të mundur ngritjen e institucioneve të reja dhe fillimin e realizimit të reformës në drejtësi.

Është një ligj shumë i rëndësishëm, pasi është hapi i parë i vettingut dhe pa të nuk mund të fillojë implementimi i reformës në drejtësi. Ky ligj ka pasur një proces shqyrtimi. Ju e dini se me dorëzimin e projektit kushtetues nga komisioni në Kuvendin e Shqipërisë, janë futur në kalendar dhe 7 ligjet që shoqërojnë projektin Kushtetues që ishin programuar për në datën 28 korrik. Nevoja për ecurinë e reformës, ky projektligj është shqyrtuar. Është një gënjeshtër nga ata që pretendojnë se s'kanë kohë për të njohur ligjin. Në datën 4 Korrik kanë marrë projektligjin. Ajo që është bërë dje ka qenë përshtatja me Kushtetutën. Ndryshimet janë reflektimi i atyre dispozitave të ndryshuara në projektin kushtetues. Ky projektligj është i gatshëm për tu shqyrtuar me këto ndryshime dhe për të kaluar në seancë plenare. Ka të detyrueshme një lloj pëlqimi me partnerët ndërkombëtarë, pasi ata janë të përfshirë në zbatimin e këtij ligji, ky është një detyrim kushtetues që rregullohet në ligj. Është një proces i dyanshëm midis nesh dhe ekspertëve të EURALIUS e OPDAT", u shpreh Xhafaj.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS