Report TV - Vaqarr, atentati për hakmarrje gabuan shënjestër, 2 në pranga

Report TV 2017-02-21

Views 3

Një ditë pas tentativës së vrasjes nga jashtë burgut të Vaqarrit janë arrestuar nga policia dy persona, Ergys Kolaveri 25 vjeç dhe kushëriri i tij, Enea Ceka 24 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Nga hetimet rezulton se Ergys Kolaveri ka qëlluar me armë zjarri dje ku mbeti i plagosur Lili Dulaj nga Kosova, por objektiv i t nuk ishte ky i fundit, por Gazmir Daci.

Gazmir Daci akuzohet për vrasjen me armë zjarri të Valmir Kolaverit në 4 nëntor 2015, ndërsa ka plagosur rëndë vëllanë e tij Robert Kolaveri, i cili aktualisht është i paralizuar.

Pas ngjarjes në 4 nëntorit 2015 që erdhi si pasojë e një konflikti të mëparshëm, vëllai i tretë Ergys Kolaveri, së bashku me kushëririn e tij kanë tentuar që të eliminojnë Gazmir Dacin, i cili ndodhet në burgun e Vaqarrit në Tiranë.

Por kanë gabuar në objektiv, pasi plagosën kosovarin, Lili Dulaj. Pas ngjarjes dy të rinjtë janë larguar me shpejtësi me automjetin tip "Mercedes Benz" Vito të Ergys Kolaverit.

Në momentin e kapjes së tij, ai ka qenë së bashku me kushërin i tij. Gjatë kontrollit të mjetit në pjesën e poshtme të sediljes së automjetit janë gjetur një palë dylbi për pamje në largësi, të cilat janë përdorur nga Ergys Kolaveri për të shënjestruar Gazmir Dacin nga kodra përballë burgut ku ishin vendosur.

Grupi hetimor po vazhdon punën për sqarimin e gjithë dinamikës së ngjarjes dhe autorëve të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë vepër penale.

Materialet proceduriale i'u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale, "Vrasje për gjakmarrje në tentativë" dhe "Armëmbajtje pa leje", në ngarkim të shtetasit Ergës Kolavari dhe "Moskallzim i krimit", në ngarkim të Enea Cekës.

Share This Video


Download

  
Report form