Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka pritur në një takim në Presidencë krerët e grupeve parlamentare.
Takimi ka filluar prej pak minutash, ndërkohë që qëllimi i këtij takimi është gjetja e një zgjidhje për ngërçin në Këshillimin e Emërimeve në Drejtësi.
Temë e diskutimeve do të jetë neni 149 pika D e Kushtetutës.
Në këtë takim kanë mbërritur kreu i grupit të PS Gramoz Ruçi, nga LSI Luan Rama dhe nga Partia Demokratike Edi Paloka.
Dje Nishani, zhvilloi dje një takim konsultues me konstitucionalistë dhe ekspertë të jurisprudencës mbi procesin e përzgjedhjes dhe emërimit të anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, pas ngërçit të krijuar.