Një atentat me armë zjarri ka tronditur qytetin e Shkodrës mbrëmjen e sotme, ndërsa dy persona kanë mbetur të plagosur. Sipas raportimeve shenjestra dhe autori janë të plagosurit.
Rreth orësh 22:15 në qendër të qytetit verior pranë Turizmit dy persona nga një makinë kanë qëlluar me armë zjarri kallashnikov në drejtim të një makine tjetër tip ?BMW? X5, e cila drejtohej nga Donald Shtjefni.
Objektivi i autorëve, Donald Shtjefni 30 vjeç ka zbritur nga makina dhe është larguar me shpejtësi në drejtim të një lokali për t?u fshehur, por autorët e kanë ndjekur duke e qëlluar sërish.