Report TV - Alibeaj: Raporti sekret italo-gjerman konfirmon denoncimet për drogën

Report TV 2017-02-21

Views 0

Në një deklaratë për mediat kryetari i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në Partinë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ?tha se raporti sekret i shërbimeve italiane dhe gjermane i publikuar në media, konfirmon denoncimet e përditshme të kësaj partie.

Alibeaj është shprehur se ky raport dëshmon se e gjithë Shqipëria është kthyer në një fermë të madhe të hashashit të Edi Ramës.

?Raporti sekret i shërbimeve italiane dhe gjermane i publikuar në media, konfirmon denoncimet e përditshme të Partisë Demokratike dhe thekson se njerëzit e Edi Ramës në Policinë e Shtetit, janë menaxherët e kanabisit dhe vjelin taksën 30 përqind për çdo rrënjë të mbjellë.

Raporti sekret dëshmon se e gjithë Shqipëria është kthyer në fermën e madhe të hashashit të Edi Ramës.

Njerëzit e tij të besuar që janë drejtuesit e Policisë në çdo qark, si Nallbati në Fier, Jeart Cela në Vlorë, Lleshi në Berat, Cullhaj në Durrës, Lenja në Lezhë, Targaj në Dibër, Alban Cela në Shkodër, Hodaj në Tiranë, Arapi në Gjirokastër, Zyberi në Korcë, të gjithë drejtuesit, shefat e komisariateve e klani i tyre, me urdhër të Edi Ramës kanë braktisur detyrën dhe janë vetëm në shërbim të ruajtjes e trafikimit të drogës.

Sepse edhe Edi Rama ka braktisur detyrën, dhe ka prioritet vetëm plantacionet me drogë.
Kanabizimi i vendit po mbyt ekonominë e ndershme, po shfrytëzon burimet dhe asetet e vendit dhe po sjell krime e vrasje.

Share This Video


Download

  
Report form