Dy mijë policë përreth stadiumit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-02-22

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndeshja e futbollit Shqipëri Izrael e vlefshme për eliminatoret e Botërorit Rusi 2018 do te luhet nen masa me te larta sigurie se ajo me Serbinë. Policia e Shtetit njoftoi zyrtarisht planin e masave për mbarëvajtjen e takimit që do të zhvillohet mbrëmjen e së shtunës në ?Elbasan Arena?. 2 mijë efektivë do të zbresin në terren në një plan i cili nuk është parë ndonjëherë për evenimente të tilla. Siguria nisi që me mbërritjen e ekipit të Izraelit e me shoqërimin deri në hotelin ku po qëndrojnë lojtarët, i cili është rrethuar nga forcat speciale shqiptare dhe ato izraelite. Policia njoftoi se të gjithë ata tifozë që kanë prerë bileta të paraqiten në stadium 4 orë para fillimit të ndeshjes, ndërsa për të shkuar në Elbasan, lëvizja të bëhet nga Durrësi. Sipas planit të masave parashikohet që ekipet të lëvizin përgjatë këtij segmenti çka do të sjellë dhe bllokimin e tij. Kontrolle të shumta por edhe të imtësishme do të ketë gjatë hyrjes për në stadium, ku sipas policisë nuk lejohen sende metalike fishekzjarrë apo dhe banderola me parulla politike e raciste. Nëse parashikohen reshje policia nuk do të lejojë as futjen e çadrave, por vetëm mushamatë kundra shiut. Të gjitha lokalet përreth stadiumit do të mbyllen 8 orë para fillimit të takimit. E në të gjithë këtë plan operacional të policisë ku përfshihen të gjitha strukturat e antiterorit, lojtarët e ekipit të Izraelit e kanë marrë me sportivitet, duke postuar foto në rrjetet sociale.

Share This Video


Download

  
Report form