Ministria e Transportit deklaron se pas reshjeve dhe përmbytjeve probleme serioze paraqet Rruga e Kombit ku janë aktivizuar disa skarpata të përmasave të mëdha.
Gjithsesi ministria njofton se kalimi i mjeteve në këtë aks nuk ka probleme. Dëmtime të renda ka pësuar rruga Bajram Curri-Valbone ku qarkullimi kryhet me vështirësi. Kompanitë e mirëmbajtjes janë në terren duke monitoruar situatën.