Sezoni turistik në fshatrat e Njësisë Administrative Kelmend pjesë e Bashkisë Malësi e Madhe, është mbyllur me vetëm një zyrë informacioni të ndërtuar nga një organizatë e huaj dhe që shpeshherë ka qenë jofunksionale.
Inspektoi i Kulturës dhe turizmit në këtë zonë Besnik Pepushaj, thotë se kjo është një mangësi për Kelmendin, ndërsa sipas tij do ti kërkohet bashkisë për ndërtimin e një zyre të tillë në fshatin Lëpushë. Që pas fillimit të punimeve për rikonstruktimin e aksit rrugor Han i Hotit ? Vermosh, numri i turistëve në zonën e Kelmendit është rritur vazhdimisht. Por në shumë raste, mungesa e një pike referimi ka bërë që vizitorët ta kenë të vështirë orientimin ne disa prej fshatrave turistike.