HAPEN TREGJET E KAFSHËVE, VIJOJNË KONTROLLET E RREPTA

Star Plus Tv 2017-02-22

Views 0

Pas pezullimit 10 javor, tregu i shitjes së bagëtive në afërsi të fushës së aviacionit në fshatin Hot i Ri, ka filluar punën normalisht.

Sipas veterinerëve të punësuar pranë këtij tregu, puna është fokusuar tek ndërgjegjësimi i tregtarëve dhe kontrollimi i bagëtive. Për administratorin e këtij tregu, puna po vijon normalisht me kontrollimin e kafshëve që futen në treg. Normalizimi i situatrës së tregjeve të kafshëve kërkon pak kohë, pasi periudha e mbylljes së tyre ka sjellë paqartësi tek tregtarët në lidhje me procedurat dhe dokumentet që kërkohen për tregtimin e bagëtive. Aktualisht, Drejtoria e Bujqësisë së Qarkut Shkodër ka deklaruar se do të ketë shtim të kontrolleve përsa u përket kushteve higjeno ? sanitare në këto tregje.

Share This Video


Download

  
Report form