Ora News – Fondet publike, Vlahutin: BE 130 milionë euro për menaxhimin e financave

Ora News Lajme 2017-02-22

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vetëm disa ditë pas dhënies së rekomandimit për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri Romana Vlahutin ka kërkuar më shumë transparencë dhe përgjegjshmëri në përdorimin e fondeve publike.Vlahutin tha se BE do të japë 130 milionë euro për reformën në financat publike. Por për ministrin Arben Ahmetaj qeveria tashmë ka marë masat për mirmenaxhimin e financve publike.
Bashkimi Europian i ka kërkuar Shqipërisë që të rrisë përgjegjshmërinë dhe transparencën e përdorimit të fondeve publike. Gjatë një aktiviteti për ?Menaxhimin e Financave Publike? ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin premtoi se do jepen 130 mln euro për reforma në menaxhimin e financave publike.
Vlahutin: Mendoj se të gjithë e dimë sa të rëndësishme janë financat publike, dhe që ju ta dini sa para ka shteti dhe si shpenzohen ato. Dua të flas për përgjegjshmërine dhe transparencën. Çështja e përgjegjësisë është shumë e qartë, kushdo që është në qeveri ka përgjegjësi për përdorim efikas të parave publike. Me anën e fondeve IPA ne i japim qeverisë grante për ndërhyrje të caktuara në sektore kyç, por vetëm nëse ajo dakordësi qe kemi beree ne është përmbushur. Dhe kjo është diçka tejet e dobishme sepse i ndihmon të gjithë të jenë tejet të fokusuar. Vetëm për këto dy vite do i japim buxhetit të shtetit rreth 130 mln euro për reforma si menaxhimi i financave publike, punësimi, lufta kundër korrupsionit, transporti, por edhe reforma ne drejtesi.
Por për ministrin Arben Ahmetaj tashmë janë ndërmarë reforma kyçe per efektshmerinë e përdorimit të parasë publike.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shperthen-nje-automjet-ne-durres-dyshohet-lende-eksplozive/

Share This Video


Download

  
Report form