Ora News – Ahmetaj: Pagat e sistemit të drejtësisë do të rriten 100%

Ora News Lajme 2017-02-22

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Efektet financiare të Reformës në Drejtësi do të nisin të ndjehen që vitin që vjen. Ministri i Financave Arben Ahmetaj gjatë konferencës ?Përdorimi i Përgjegjshëm i Fondeve Publike? tha se pavarësith kostos së lartë financimi i kësaj reforme është domosdoshmëri. Arben Ahmetaj bëri zyrtarisht publik faktin që pagat e sistemit të drejtëisë do të rriten 100%. Gjatë fjalës së tij në konferencën ?Përdorimi i Përgjegjshëm i Fondeve Publike?, Ahmetaj tha se kjo parashikohet në buxhetin e vitit të ardhshëm.
Ahmetaj: Financimi i kësj reforme në harkun e tre viteve në efekt 12 mujor shuma do të jetë gati 20 milionë dollarë në vit që ka të bëjë me pagat e gjithë sistemit të drejtësisë, i rriten pagat 100% drejtësisë. Ka institucione të reja që krijohen që financohen plotësisht dhe buxheti i vitit 2017 fillon dhe merr ngarkesën gradualisht të financimit.
Ambasadorja Romana Vlahutin tha se në dy vjet BE do të japë 130 mln euro për realizimin e disa reformave, mes të cilave edhe për atë në drejtësi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ahmetaj-pagat-e-sistemit-te-drejtesise-do-te-rriten-100/

Share This Video


Download

  
Report form