Ora News - Bici: Në dy vjet janë prishur 9100 ndërtime pa leje

Ora News Emisione 2017-02-22

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në dy vite janë prishur gjithësej 9100 ndërtime pa leje. Shifrën e bëri publike Drejtoresha e IKMT, Dallëndyshe Bici në studion e lajmeve të Ora News. Duke e krahasuar me periudhën e para 2013 Bici tha se është bërë një punë e madhe, por që ka ende për të bërë.
Bici: E rëndësishme është që situatën e kemi nën kontroll dhe ka një frenim shumë të madh të atyre që ndërtonin pa leje. Gjatë dy vjetëve që jam në krye të këtij inspektoriati janë prishur mbi 9100 ndërtime pa leje. Ndërkohë që po ta krahasojmë përpara 2013 kemi gjetur shifrën e vetme, ka qenë një objekt i vetëm dhe nuk e di kush ka qenë arsyeja për ta prishur.
Bici tha se së shpejti do të nisë aksioni për prishjen e ndërtimeve në Himarë, aty ku ka pati edhe një debat të ashpër politik, ku u përfshi edhe Greqia.
Bici: Në fakt unë jam në krye të një institucioni tekenik dhe jo politik, dhe nuk më vjen mirë që politizohen projekte të tilla, Unë Himarën e shoh si të gjitha qytetet e tjera dhe nuk e shof se ka ndonjë ndryshim nga qytetet e tjera, ku dhe nuk ka patur reagime. Shpresoj që të zvogëlohet ky mllef politike ndaj aksionit që do të kemi së shpejti në Himarë, në mënyrë që ti lihet mundësi ekspertëve më shumë sesa të jetë në gojën e politikës dhe të politizohet. Sapo të përfundojmë procedurat ligjore ne do të nisim aksionin në Himarë.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv

Share This Video


Download

  
Report form