Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nuk do të lejojmë vendosjen e një takse që do të ndalojë qarkullimin e lirë midis Kukësit-Prishtinës dhe Tiranës.
Ka qenë ky zotimi i kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, për banorët e Qarkut të Kukësit, duke shprehur kundërshtinë për dhënien me koncesion të rrugës së kombit.
Basha: Pse duhet të paguajnë kuksianët taksë për Rrugën e Kombit kur secili prej nesh paguan 240 lekë shtesë taksë për karburantin që me ardhjen e Edi Ramës. Rrugën që e ndërtuam me kaq sakrificë e përkundër përpjekjeve për ta penguar, do ta kemi jo vetëm Rrugën e Kombit por rrugën e kombit të lirë dhe rrugën e lirë të kombit për qytetarët dhe mallrat shqiptare, të Shqipërisë dhe Kosovës.
Basha tha se situate në vend është e rëndë, ndërsa sipas tij qeverisja aktuale i braktisi qytetarët, dhe e lidhi fatin e saj me krimin e me një grusht njerëzish e klientësh.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rruga-e-kombit-basha-nuk-do-pranojme-takse-te-re-per-kukesin-e-varfer/