Veliaj: Farka do të jetë mushkëria e dytë e Tiranës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-02-22

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Së shpejti, Bashkia e Tiranës do të nisë pyllëzimin e Parkut të Liqenit të Farkës, për ta shndërruar atë në mushkërinë e dytë të kryeqytetit. ?Parku i Farkës do të jetë parku i dytë i Tiranës, i ngjashëm me atë të Liqenit, meqenëse ky i fundit nuk mjafton për një qytet me një milion banorë?, deklaroi kryebashkiaku Erion Veliaj, gjatë mbjelljes së fidanëve të rinj në Parkun e Liqenit Artificial.Deklarata u be gjate aksionit per mbjelljen e fidanëve te rinj ne Parkun e Liqenit Artificial.?Po mbjellim pemë të reja, po mundohemi që të mos lëmë asnjë hapësirë të parkut pa bimësi sipas ekosistemit që meriton. Në qoftë se vjet e mbyllëm sezonin e mbjelljeve me 15 mijë pemë, këtë vit ambicia është shumë herë më e madhe, jo vetëm për të kapur 15 mijë pemë, por për të rikurepuar edhe parqe të tjera?, nënvizoi ai.Kryebashkiaku i Tiranës u bëri thirrje të gjithë sipërmarrjeve private që t?i bashkohen nismës për të kontribuar në shtimin e hapësirave të gjelbërta të qytetit.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS