Zgjedhjet në Maqedoni në shifra - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-02-22

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Maqedonia zhvillon sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Më poshtë vijojnë të dhëna për këto zgjedhje:* Këto janë zgjedhjet e nënta parlamentare dhe të katërtat e parakohshme* Dje, një ditë para zgjedhjeve, votoi diaspora, personat e sëmurë dhe të pamundurit, të burgosurit dhe personat në paraburgim.* Qendrat e votimit do të hapen në orën lokale 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00. Në diasporë kjo do të bëhet sipas orës lokale.* Në zgjedhje marrin pjesë 11 subjekte politike, gjashtë parti politike dhe pesë koalicione me 58 lista dhe me 1 092 kandidatë.* Të paraqitur për votim jashtë vendit janë 20 573 qytetarë.* Të drejtën e tyre të votës jashtë vendit shtetasit e Republikës së Maqedonisë do të mund ta realizojnë në 41 përfaqësi diplomatike konsullore dhe zyra konsullore. Më së shumti të paraqitur për votim ka në Bernë 4 256, në Venecia 2 724, në Detroit 1 170, Nju Jork 1 168 dhe Melburn 1 112.* Më pak të paraqitur ka në Madrid, 10, në Pekin 13 dhe në Varshavë 14 votues.* Votimi sot mbahet edhe për 2 015 të burgosur dhe persona në paraburgim.* Në listën zgjedhore të regjistruar për votim janë 1 784 416 shtetas të Republikës së Maqedonisë të moshës madhore.* Në Maqedoni do të votojnë 1 531 368 qytetarë.* Zgjedhjet do të zhvillohen në 3 480 vendvotime në gjashtë njësi zgjedhore në Maqedoni dhe në 46 në njësinë e shtatë zgjedhore që përfshin diasporën.

Share This Video


Download

  
Report form